Kryesia e Kuvendit e çon për mendim në qeveri Trustin dhe pensionet e policëve

Aktuale

Kryesia e Kuvendit e çon për mendim në qeveri Trustin dhe pensionet e policëve

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 11:41
Kuvendi i Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka proceduar për mendim në qeveri Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektorati Policor me autorizime policore.

Sipas njoftimit për media, në këtë mbledhje për mendim në qeveri u dërgua edhe Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale, konkretisht për peticionin e organizuar për tërheqjen e 30% të mjeteve nga TRUST-i.

Kujtojmë se Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga TRUST-i nuk pati kaluar në Kuvendin e Kosovës, pas inicimit nga Partia Demokratike e Kosovës.

Seanca do të fillojë në ora 12:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat