Gërvalla takohet me Lewis, bisedojnë për sigurinë

Aktuale

Gërvalla takohet me Lewis, bisedojnë për sigurinë

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 12:26
Foto nga vendngjarja

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla takoi asistenten e Sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Politiko-Ushtarake,  Jessica Lewis.

Në takim u bisedua për çështje të ndryshme që prekin politikën e jashtme, me theks të veçantë në aspektet ushtarake të marrëdhënieve mes ShBA-ve dhe Kosovës.

“Gjatë takimit biseda u përqendrua edhe në çështje të sigurisë në rajonin e Ballkanit si dhe në nevojën e pranisë së shtuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan sidomos në kohë krizash që ndërlidhen me sigurinë jo vetëm të Ballkanit por edhe tërë Evropës”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, Gërvalla e informoi Lewis për zhvillimet e fundit në Kosovës dhe për reformat e ndërmarra në vend si dhe për ndikimin e agresionit ushtarak rus në Ukrainë në sigurinë dhe ekonominë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat