Abdullahu: Anashkalimi përçmues i grevës tregon arrogancën e Qeverisë

Aktuale

Abdullahu: Anashkalimi përçmues i grevës tregon arrogancën e Qeverisë

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 23:48
Faton Abdullahu.

Anashkalimi i grevës së mësimdhënësve tregon arrogancën e një qeverie që është e bindur që ka gjithmonë të drejtë, tha zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu.

Abdullahu më problematike e cilëson faktin se përkundër të gjithave, Qeveria Kurti nuk ka ndonjë alternativë për zgjidhjen e këtij problemi.

“Nuk është hera e parë që kemi një anashkalim përçmues nga Qeveria, saqë shkon deri aty që nuk merret me atë propozim. Kjo tregon kokëfortësinë e kësaj Qeverie, tregon arrogancën e kësaj Qeverie, tregon bindjen e plotë të kësaj Qeverie. Kjo Qeveri është e bindur që ka të drejtë, e bindur që askush tjetër nuk e ka atë privilegj që të ketë të drejtë. Prandaj e anashkalon komplet opozitën dhe të gjithë mësimdhënësit. Më e keqja e krejt kësaj është që nuk vjen me një alternativë për zgjidhjen e problemit”, tha Abdullahu.

“Është shumë brengosëse se çfarë po ndodh sot e sa javë, përkatësisht me mësimdhënësit. Kjo nuk ka shpjegim tjetër veçse arrogancë e një Qeverie që është e bindur se vetëm ajo ka të drejtë”, tha tutje ai.

Ndërkaq, ai thotë se Qeveria dhe SBASHK-u mund të thonë se ka dialog, mirëpo sipas tij ato takime janë shumë të rralla. Abdullahu theksoi se ata nuk duhet të ngritën nga takimet e tyre derisa të gjejnë një zgjidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat