SBAShK-ut i vjen një mbështetje e fuqishme nga Amerika

Aktuale

SBAShK-ut i vjen një mbështetje e fuqishme nga Amerika

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 11:59
AFT dhe SBASHK

Sindikata e mësuesve të Amerikës (AFT)  ka bashkëpunim të shkëlqyer me SBASHK-un për vite me radhë. Kjo sindikatë numëron 1.7 milionë anëtarë dhe duke përcjellë situatën aktuale dhe përpjekjet e angazhimet e vazhdueshme të SBASHK-ut për realizimin e kërkesave legjitime të anëtarësisë ka shprehur mbështetje dhe solidaritet për gjithë këto përpjekje të SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë.

“Në emër të 1.7 milionë anëtarëve të AFT-së, ne mbështesim mësuesit e Kosovës dhe përpjekjet e sindikatës suaj për paga, respekt dhe njohje. Jemi të nderuar  që bashkëpunojmë me SBASHK-un dhe me krenari e vlerësojmë shërbimin tuaj të përkushtuar ndaj anëtarësisë suaj.

Në këto kohë të jashtëzakonshme, ndërsa qeveritë në të dyja vendet tona vazhdojnë të shtyjnë ngarkesa më të mëdha të punës arsimore, por ofrojnë më pak burime, ne refuzojmë të lejojmë që mësuesit të fajësohen për një krizë ekonomike që ata nuk krijuan. Mësuesit – dhe motrat e vëllezërit e tyre të sektorit publik  janë shpirti i komuniteteve të tyre, dhe ata meritojnë të drejtën për paga të drejta, vlerësim më të madh dhe mirënjohjen tonë.

Ne e dimë se në ditët në vazhdim, anëtarët e SBASHK-ut do të mbrojnë të drejtat e tyre, dhe ne qëndrojmë me ju në solidaritet të plotë”, është shprehur në letrën mbështetëse në emër të gjithë anëtarësisë së kësaj sindikate kryetarja e AFT-së, Randi Weingarten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat