Sonte në orën 20:00 SBAShK mban takim online me kryetarin e komisionit për arsim

Aktuale

Sonte në orën 20:00 SBAShK mban takim online me kryetarin e komisionit për arsim

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Përfaqësuesi nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Reshit Kushaj, ka bërë të ditur se sonte në orën 20:00 do të mbahet një takim ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i komisionit për arsim, Ardian Gola.

Në emisionin Info Magazine, ai ka shtuar se në këtë takim do të japin përgjigjet e tyre kryetarët e niveleve komunale.

“Në orën 20:00 të mbrëmjes do të mbajmë takimin online.

Në takim janë të ftuar i gjithë komisioni në krye me Ardian Golën që të jenë të pranishëm dhe t’i dëgjojnë vetë përgjigjet që do t’i japin kryetarët e niveleve komunale duke u bazuar në përgjigjet që kanë marrë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat