Anëtarësia e SBASHK-ut nuk e pranon propozimin e deputetit të LVV-së

Aktuale

Anëtarësia e SBASHK-ut nuk e pranon propozimin e deputetit të LVV-së

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 22:10
Rrahman Jasharaj

Diskutimet rreth propozimit të deputetit Ardian Gola, kryetar i Komisionit Parlamentar për Arsim nuk është pranuar nga anëtarësia e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit.

RTK merr vesh nga burimet e saj në mbledhjen që po mbahet se nga pyetja nëse duhet të pranohet propozimi i deputetit të Gola, shumica e mësimdhënësve të shkollave deri tani janë deklaruar kundër propozimit të Golës, i cili ka filluar ta arsyetojë propozimin e tij.

Mësimdhënësit janë arsyetuar se mos notimi i nxënësve është shkelje ligjore dhe se një masë e tillë nuk mund të pranohet.

Mbledhja online është duke vazhduar.

Mbetet të shihet nëse deri në fund të mbledhjes do të ketë një pajtim për ta ndërprerë grevën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat