Gratë mblidhen në Konferencën e parë Rajonale për energjinë, fuqizimi i tyre siguron zhvillim

Aktuale

Gratë mblidhen në Konferencën e parë Rajonale për energjinë, fuqizimi i tyre siguron zhvillim

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 13:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Shoqatës së Grave në Sektorin e Energjisë në Kosovë ka mbajtur Konferencën e parë Rajonale “Energjia & Gratë”.

Arijeta Pajaziti-Qerimi, drejtoreshë ekzekutive tha se konferenca synon që të paraqesë këndvështrimet e vendim-marrësve dhe akademisë nga vendi dhe rajoni si dhe organizatave ndërkombëtare për të identifikuar dhe adresuar sfidat me të cilat ballafaqohen gratë në sektorin e energjisë.

Temë ishte edhe rrjetëzimi midis profesionistëve/eve të fushës dhe të gjeneratave të reja që dëshirojnë ta shohin vetën në këtë sektor, si dhe fuqizimi i tyre do të jenë fokus i veçantë që do të prezantohet në këtë konferencë.

Në konferencë është trajtuar edhe rritjen e pjesëmarrjes së vajzave/grave dhe djemve/burrave në lëmitë STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinjeri dhe Matematikë) si profesione të rëndësishme në zhvillimin ekonomik të vendit dhe tranzicionin e gjelbër energjetik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat