​Kurti fton kryeministrin e Japonisë për vizitë në Kosovë

Aktuale

​Kurti fton kryeministrin e Japonisë për vizitë në Kosovë

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 16:48
Pamje nga takimi

Në ditën e dytë të qëndrimit në Tokio, kryeministri Albin Kurti është pritur në takim sot nga homologu i tij japonez Fumio Kishida.

Kurti me këtë rast ka shprehur ngushëllime në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës për vdekjen tragjike të ish-kryeministrit Shinzo Abe, si dhe e falënderoi homologun e tij për ndihmën e mbështetjen e vazhdueshme japoneze për zhvillimin e Kosovës.

“Tregova për të arriturat socio-ekonomike të Kosovës dhe interesimin tonë për investime nga Japonia, teksa konfirmova pjesëmarrjen tonë në EXPO Osaka 2025. Japonia është vend shumë i rëndësishëm i G7, me të cilën ne ndajmë pikëpamje të njëjta vlera dhe strategjike”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.

Kurti gjatë këtij takimi ka ftuar kryeministrin Kishida për vizitë në Kosovë në një të ardhme të afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat