Dëshmitari serb që rrëfeu për krimet e Serbisë, mbahet nën kontroll

Aktuale

Dëshmitari serb që rrëfeu për krimet e Serbisë, mbahet nën kontroll

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 17:53
Vladimir Markoviq

Eksperti për çështje të sigurisë, Agim Musliu, ka publikuar në llogarinë e tij në facebook, disa fotografi të Vladimir Markoviq.

Markoviq është një dëshmitar i luftës në Kosovë, i cili në intervistën e dhënë në emisionin “Udhëve” në RTK, ka dëshmuar për masakrat e kryera nga forcat serbe mbi shqiptarët e Kosovës gjatë luftës së vitit 1998-99.

Për më tepër ai ka rrëfyere dhe vendin ku ka trupa shqiptarësh të varrosur në varreza masive në Serbi.

Ndërkohë, në fotografitë e publikuara nga Musliu të këtij dëshmitari, ai deklaron se  Vladimir Markoviq, që këmbë ka të vendosur  GPS që bën të mundur monitorimin e lëvizjeve të tij ose arrestin shtëpiak.“Këtë fotografi ma dërgoi një serb, pasi kishte vërejtur se e kam shpërndarë intervistën me Vladimir  Markoviq (dhënë RTK), polic serb që kishte folur për një fugon që kishte dërguar në Serbi, trupa të vrarë civilësh shqiptarë, në ditën kur po tërhiqeshin forcat serbe nga Kosova”, shkruan Musliu.

Image
Vladimir Markoviq

 

“Ai tha se në Naupare (afër Krushevcit në Serbi) ishin varrosur ata shqiptarë”.

Më tej, Musliu ngreh pikëpyetje nëse shteti serb, po e mban këtë dëshmitar potencial  nën vëzhgim.

“Mirëpo, kësaj radhe RTK ia kishte luajtur lojën regjimit të Vuçiqit, sepse intervista ishte bërë shumë më herët”, ka shkruar Musliu.

“Me aq sa di unë, dëshmitari Markoviq ka dhënë dëshminë e tij edhe në Prokurorinë e Kosovës”.

Për më shumë, intervistën e plotë të Markoviqit dhënë për RTK-në,  mund ta lexoni dhe ta dëgjoni në linkun më poshtë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat