​Ministri Çeku pret në takim Gianni Infantinon

Aktuale

​Ministri Çeku pret në takim Gianni Infantinon

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 14:23
Foto nga vendngjarja

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka vazhduar takimet zyrtare gjatë vizitës së tij të parë në vendin tonë.

Pas takimeve me presidentin Agim Ademi dhe KE të FFK-së, si dhe me presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, kreu i FIFA-s është pritur edhe nga ministri i Sportit, Hajrulla Çeku si dhe i pari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Ky i fundit ia ka dorëzuar presidentit Infantino “Çelësin e Kryeqytetit”.

Në fund të të gjitha takimeve, Infantino do të mbajë një konferencë për media në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat