Sektori publik ende pa shtesat e premtuara, s’ka vendim në Qeveri

Aktuale

Sektori publik ende pa shtesat e premtuara, s’ka vendim në Qeveri

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 15:40
Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media të shtunën e 3 shtatorit ka prezantuar pakon e re financiare me të cilën ka thënë se Qeveria po mundohet t’u ndihmojë qytetarëve për të përballuar më lehtë inflacionin.

Ai ka njoftuar se nga shtatori do të ndahen nga 50 euro për zyrtarët publikë për muajt e mbetur të këtij viti fiskal.

Por, pavarësisht këtij premtimi zyrtarët publik ende nuk i kanë marrë këto shtesa.

Media merr vesh nga burimet e saj brenda Qeverisë, se pikërisht sot ishte planifikuar që kjo pikë për këto shtesa të vendoset në rend dite, por e njëjta në momentin e fundit nuk është futur në rend dite në mbledhjen e Qeverisë.

“Ka qenë e planifikuar për sot që me hy në rend dite, por në momentin e finalizimit të pikave që do të diskutohen në mbledhje nuk është vendosur”, ka thënë ky burim.

Punëtorët e sektorit kanë hyrë në grevë nga 25 gushti i këtij viti.

Arsyeja e hyrjes në grevë është se të njëjtit janë duke i kërkuar nga 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat