Deklarohet edhe ministrja Haxhiu për rastin e Nikçit: E kam parë videon, ndjehem e shqetësuar

Aktuale

Deklarohet edhe ministrja Haxhiu për rastin e Nikçit: E kam parë videon, ndjehem e shqetësuar

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 19:56
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për rastin e sulmit seksual ndaj alpinistes Mrika Nikçi.

Haxhiu për media tha se e ka parë videon e publikuar nga Nikçi, teksa shtoi se ka biseduar edhe me vetë atë dhe se ndjehet mjaft e shqetësuar.

Tutje, Haxhiu tha se në bazë të informacioneve që ajo ka, personi i dyshuar për rastin, është arrestuar.

“Duhet sensibilizim i opinionit publik dhe institucionet ta kryejnë punën. Në bazë të informatave që i kam, personi i dyshuar është arrestuar”, është shprehur Haxhiu.

Më tej, e para e Drejtësisë tha se si qeveri “planifikojmë që ata persona që janë të dënuar për vepra të tilla, të mos kenë mundësi që të punësohen nëpër institucione publike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat