​Osmani: Tajlanda është partner i fortë bilateral dhe aleat i Kosovës

Aktuale

​Osmani: Tajlanda është partner i fortë bilateral dhe aleat i Kosovës

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 15:31
Foto nga takimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Tajlandës, Nipon Petchpornprapas, të cilit i ka uruar mirëseardhje. Kështu bëhet e ditur në një njoftim për media.

Në takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, si dhe zhvillimet politike në Kosovë, rajon e më gjerë.

Presidentja Osmani ka vlerësuar se Tajlanda është një partner i fortë bilateral dhe aleat i Kosovës dhe ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e deritashme nga shteti i tij. Sipas Presidentes, Kosova është e interesuar për forcimin e marrëdhënieve tregtare me Tajlandën.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Petchpornprapas në takim kanë diskutuar edhe për thellimin e raporteve në sfera të ndryshme, përfshirë tregtinë, turizmin, kulturën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat