Mos ekzekutimi i pagave, reagon edhe PDK: Kurti është në kërkim të “Agim Veliut”, të rastit për ta rrëzuar veten

Aktuale

Mos ekzekutimi i pagave, reagon edhe PDK: Kurti është në kërkim të “Agim Veliut”, të rastit për ta rrëzuar veten

Nga: N.E. Më: 3 tetor 2022 Në ora: 17:08
Sekretari i Partisë Demoraktike të Kosovës

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka reaguar pas mos ekzekutimit të pagave të mësimdhënëseve nga ana e qeverisë. Gjoshi thotë se mosprocedimi i pagave për mësimdhënësit nga Qeveria, ka vetëm një shpjegim “Albin Kurti është në kërkim të “Agim Veliut”, të rastit për ta rrëzuar veten, për të ikur nga përgjegjësia, për të ikur nga Qeveria”.

Sipas tij, kryeministri nuk duhet t’i ikë përgjegjësisë.

“Mosprocedimi i pagave për mësimdhënësit nga Qeveria, ka vetëm një shpjegim – Albin Kurti është në kërkim të “Agim Veliut”, të rastit për ta rrëzuar veten, për të ikur nga përgjegjësia, për të ikur nga Qeveria.

Jo kryeministër, nuk ka me ikë. Aty do të rrish derisa të gjithë do ta kuptojnë, i madh e i vogël, se ti je një i paaftë dhe që nuk ka gjë prej teje”, ka shkruar Gjoshi në profilin e tij “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat