UNOPS-i pagoi deri në 200% më shtrenjtë produktet se MSh-ja, i dha kontratë kompanisë në listë të zezë

Aktuale

UNOPS-i pagoi deri në 200% më shtrenjtë produktet se MSh-ja, i dha kontratë kompanisë në listë të zezë

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 11:20
Foto nga takimi

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur tryezën e diskutimit gjatë të cilës ka shpalosur të gjeturat nga analiza e procedurave të prokurimit publik lidhur me shpenzimet publike të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar gjatë periudhës 2020-2022.

Diana Metushi nga KDI, foli për problemet serioze që ka pasur MSh-ja me menaxhimin e parasë publike si dhe marrëveshjen me Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS).

Sipas saj, në katër raste produktet janë blerë deri 200% më shtrenjtë nga UNOPS sesa nga MSh-ja e po ashtu UNOPS ka shpërblyer me kontrata kompaninë e cila ka qenë në listë të zezë.

“Përkundër rritjeve të vazhdueshme të buxhetit për sektorin e shëndetësisë, auditimi i pasqyrave  financiare të MSh-së nxjerrë në pah probleme serioze në menaxhimin e parasë publike, ku kjo Ministri gjatë vitit 2021 kishte shpenzuar vetëm 54% të buxhetit të saj, e që ishte një ulje prej 9% kundrejt shpenzimeve të një viti paraprak”.

MSh ka lidhur marrëveshje me UNOPS për menaxhimin e projektit Kosovo Emergency Covid-19, UNOPS si menaxhuese e fondeve të destinuara për blerjen e produkteve të pandemisë nga kredia e Qeverisë së Kosovës me Bankën Botërore ka dështuat disa herë që të arrijë vlerën më të mirë për paranë publike”.

Në katër raste produktet janë blerë më shtrenjtë nga UNOPS sesa nga ShSKUK dhe MSH. Çmimi i këtyre produkteve është nga 2 – 200% më shtrenjtë, UNOPS gjithashtu ka shpëryer me kontrata kompaninë e cila ka qenë në listë të zezë”, tha Metushi.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tha se MSh-ja ka bërë abuzime në blerjet që nga dorzat, dezifektuesit e deri te blerjet e thasëve për kufomat nga Covid-19.

Po e filloj me atë që e kam thënë që në tre mujorin e parë të pandemisë Covid-19 dhe me argumente bazuar në dokumentacionin e MSh-së e cila në periudhën e parë të pandemisë ka menaxhuar dhe centralizuar prokurimin publik për blerjet e Covid-19 për nevojat që kanë qenë në atë kohë, e që në këto blerje është abuzuar prej dorëzave e dezinfektuesit e deri te blerjet e thasëve për kufomat nga Covid-19. Ky raport argumenton të gjitha ato keqpërdorime”, tha Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat