“Dukej si engjull me krahë të thyer”/ Tomë Gashi takohet me 11 vjeçaren e dhunuar – bëhet avokat i saj

Aktuale

“Dukej si engjull me krahë të thyer”/ Tomë Gashi takohet me 11 vjeçaren e dhunuar – bëhet avokat i saj

Nga: A.M Më: 7 tetor 2022 Në ora: 19:18
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se nga sot ai është përfaqësusi juridik i 11 vjeçares së dhunuar nga disa persona.

Gashi në një postim në Facebook tregoi gjendjen emocionale të të miturës.

“Dukej si engjull me krahë të thyer. Pavarësisht asaj çfarë i bënë, ajo kishte dëshirë të madhe që t’i kthehet normalitetit”, u shpreh avokati, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Dukej si engjull me krahë të thyer.

Pavarësisht asaj çfarë i bënë, ajo kishte dëshirë të madhe që t’i kthehet normalitetit.

Nga sot unë jam avokat - përfaqësues juridik i 11 vjeçares V.M që u keqtrajtua, për të cilën dha dorëheqje drejtori i Policisë së Kosovës dhe u shkarkuan disa zyrtar.

Në këtë rast janë duke u angazhuar shumë institucione për t’i ndihmuar asaj, por sot e vërtetova se po të mos kishte pasur neglizhencë tepër të madhe nuk ishin përsëritur kurrë raste të tilla.

Secili që ka fëmijë të moshës 11 vjeçare e kupton se sa e dhimbshme është kjo.

Lufta ka përfunduar qe 23 vite. Të gjithë e dijmë sa dhunues ishin forcat okupuese serbe. Fatkeqësisht shqiptarët e pa shpirtë ende dhunojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat