Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj

Aktuale

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 20:59
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, sot ka vizituar qytetin e Rahovecit, ku bashkëbisedoi me banorë për sfidat që ata i preokupojnë çdo ditë.

Disa prej temave që u diskutuan janë situata në arsim, kriza ekonomike dhe energjetike, për përfshirjen e Amerikës në dialogun Kosovë - Serbi.

“Hapur dhe shtruar, me qytetarët e Rahovecit bashkëbiseduam për problemet dhe sfidat në të cilat po kalon vendi.

Ndamë shqetësimin e përbashkët për situatën në arsim, krizën ekonomike dhe energjetike, për përfshirjen e Amerikës në dialogun Kosovë - Serbi dhe përmbylljen sa më parë të marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme për njohjen reciproke”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat