Syla: Si po i lejohet Qeverisë ky luks për të eksperimentuar me shëndetësi

Aktuale

Syla: Si po i lejohet Qeverisë ky luks për të eksperimentuar me shëndetësi

Më: 8 tetor 2022 Në ora: 09:29
Blerim Syla

Ish-kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, doktor Blerim Syla, tha se nuk e di se si po i lejohet Qeverisë aktuale të ketë luks për të eksperimentuar me sektorin e shëndetësisë.

Sipas Sylës, shëndetësia publike për çdo ditë po futet në humnerë, pasi siç tha ai, këto dorëheqje të ministrave nga pozitat e tyre, po e dëmtojnë funksionalizimin e këtij sektori.

“Dorën në zemër nuk e di si po i lejohet kësaj Qeverie ky luks që të eksperimentojnë me shëndetësi, duke e ditur që shëndetësia është në një situatë mjaft të vështirë. Dorëheqja e ish-ministrit Arben Vitia dhe kjo dorëheqje e tanishme e Latifit, e dëmton në masë të madhe funksionalizimin e shëndetësisë, e sidomos asaj publike. Shëndetësia publike për çdo ditë po futet në humnerë”, tha Syla.

Më tej, Syla u shpreh se me ardhjen e Qeverisë Kurti në pushtet kanë pritur që shëndetësia të forcohet, mirëpo sipas tij, ka ndodhur e kundërta e asaj që kanë menduar.

Kujtojmë se tanimë Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje nga posti i Ministrit të Shëndetësisë. Ndërsa, më herët nga kjo pozitë ka dhënë dorëheqje edhe ish-ministri, Arben Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat