Hoti: Projektligji lidhur me mbështetjen e punëve publike është gabim nga fundi në krye

Aktuale

Hoti: Projektligji lidhur me mbështetjen e punëve publike është gabim nga fundi në krye

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 15:17
Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me projektligjin për mbështetjen e punëve publike.

Hoti, në një postim në Facebook, ka thënë se ky draft i ligjit nuk e zgjidh problemin e investimeve të ulëta kapitale të Qeverisë dhe komunave, të cilat investime janë në nivele rekord.

“Projektligji është gabim nga fundi në krye, krijon pasiguri dhe e çrregullon konkurrencën. Pavarësisht këtij ligji, ky vit është i humbur pasi është tepër vonë për të pasur ndonjë ndikim në realizimin e investimeve brenda këtij viti. Përqindja e caktuar për kompensim të kostos së materialeve për shkak të rritjes së çmimeve është arbitrare.”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, intervenimi ligjor për të zgjidhur këtë problem është plotësimi me disa nene të ligjit të prokurimit publik për t’i përshtatur çmimet e materialeve ndërtimore në kontrata sipas çmimit të tyre në bursë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat