Kontratat e nënshkruara para 1 prillit do të kompensohen deri 20 përqind, njofton Statovci

Aktuale

Kontratat e nënshkruara para 1 prillit do të kompensohen deri 20 përqind, njofton Statovci

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 22:01
Jeta Statovci

Deputetja dhe anëtarja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, Jeta Statovci ka thënë se këtë të hënë është miratuar Projektligji për Mbështetjen e Punëve Publike, përmes së cilit zhbllokohen qindra projekte që u ndikuan nga rritja e çmimeve të materialeve ndërtimore.

Ajo përmes një shkrimi në ‘Facebook’ thotë se do të ketë kompensim shtesë për inflacionin, deri në 20% zbritje për kontrata e nënshkruara para datës 1 prill.

“Kemi miratuar sot në Komisionin për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Projektligjin për Mbështetjen e Punëve Publike, i cili do të mundësojë zhbllokimin e qindra projekteve kapitale të organizatave buxhetore në nivel qendror dhe atë lokal e të cilat projekte, që u ndikuan nga rritja e çmimeve të materialeve ndërtimore”, shkruan ajo.

Statovci, tutje tha se ky projektligj do të sjell zhbllokim të projekteve me ndikim ekonomik.

Ky projektligj ka për qëllim të krijojë një mekanizëm për kompensimin deri në një masë të caktuar të rritjes së çmimeve të materialeve ndërtimore dhe punëve përcjellëse”.

“Zhbllokimi i këtyre projekteve do të ketë impakt ekonomik dhe me kujdesin e treguar për operatorët dhe në tërësi për projektet, është e sigurt se javëve në vijim kantieret e punës nëpër punishtet respektive do të jenë aktive me kapacitet të plotë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat