“Ty nuk të jap shpjegime”, përplasje e ashpër mes Bajramit e Thaçit në Komision

Aktuale

“Ty nuk të jap shpjegime”, përplasje e ashpër mes Bajramit e Thaçit në Komision

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 12:55
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike filloi me fjalosje ndërmjet kryetares Hykmete Bajrami dhe deputetit të VV-së, Halil Thaçi.

Deputeti i VV-së i tha Bajrami që të kërkojë faljes që javën e kaluar e mbylli mbledhjen po i pyetur ata.

“Është mirë me na sqaruar që mbledhja u mbyll dhe e lejove një deputet të ofendoj. Kërkoj falje”.

Kurse Bajrami, tha se u detyrua ta mbyll mbledhjen pas situata eskaloi.

“Zotëri Thaçi unë ty nuk te jap shpjegime dhe mund të mbyll mbledhjen dhe situata eskaloi për atë u detyrova të mbyll mbledhjen. Asnjëherë nuk kërkoj falje”.

Javën e kaluar mungesa e ministrit të Financave, Hekuran Murati në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ka shkaktuar debat të ashpër ndërmjet deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Deputetja e VV-së Mirlinda Tishukaj-Sadiku ka kërkuar nga deputetët e opozitës që mos të paragjykojnë për mungesë e Muratit, duke thënë se nuk po e bënë avokatin e askujt.

Deputeti i PDK-së Hajdar Beqa ka kërkuar që deputetët e pozitës të mos bëhen zëdhënës të Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat