Haxhiu: Jam shumë optimiste për vizat

Aktuale

Haxhiu: Jam shumë optimiste për vizat

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 12:57
Albulena Haxhiu

Është shprehur të jetë optimiste sa i përket procesit të liberalizimit të vizave për Kosovë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, krahas optimizmit që shprehu, rikujtoi ish zyrtarët qeveritarë sa i përket këtij procesi.

“Ju i mbani mend deklaratat e ish-kryeministrave dhe ish-presidentëve në vazhdimësi duke i mashtruar qytetarët”, tha Haxhiu.

Megjithatë, ajo u shpreh se nuk do të veprojë,  sikurse qeveritarët e kaluar që kanë dhënë deklarata për liberalizimin e vizave.

“Ajo që mund të them është që gjithçka çka varet nga ne, e kemi bërë”, tha ministrja Haxhiu.

“Por mund të them se jemi jashtëzakonisht optimist dhe kemi punuar për këtë sidomos, Ministria e Punëve të Jashtme, kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe Kryetari i Kuvendit”.

Ministrja Haxhiu deklaroi se kanë qenë disa prej figurave që janë angazhuar jashtëzakonisht për këtë proces.

“Jemi optimistë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm sepse është e drejtë e tyre dhe s’mund të vazhdohet kësisoj më gjatë”.

Ndërkohë, tashmë ka nisur në Bruksel, takimi dy ditësh i Grupit Punues për Vizat, që mbahet në Këshillin e BE-së.

Sot dhe nesër, me  12 e 13 tetor, grupi diskuton për disa çështje. Në mesin e këtyre temave është edhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat