E konfirmon Qeveria e Çekisë: Nesër diskutohet për liberalizimin e vizave

Aktuale

E konfirmon Qeveria e Çekisë: Nesër diskutohet për liberalizimin e vizave

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Tema e liberalizmit të vizave për Kosovën do të jetë temë diskutimi në takimin e së enjtes në Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian.

Lajmi është konfirmuar, sot për Radio Kosovën nga Zyra e Qeverisë së Çekisë.

“Mund të ju konfirmojmë se Qeveria e Çekisë, e cila kryeson Presidencën  e Bashkimit Evropian ka vendosur për diskutim në rend dite, çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën  në takimin e Grupit punues, që  mbahet sot (12 tetor) dhe nesër më 13 tetor. Tema e liberalizmit të vizave për Kosovën,  do të diskutohet nesër, më 13 tetor”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së  Çekisë, dërguar sot Radio Kosovës.

Diskutimit nesër për temën e liberalizmit të vizave për Kosovën, i ka paraprirë sot publikimi i Raportit të Progresit për Kosovën i Komisionit Evropian, ku vetë Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, gjatë prezantimit të Pakos së Zgjerimit, ka ritheksuar dhe rikonfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat