Vdes i riu junikas pas rrokullisjes me traktor, familjari: Betim na e këpute shpirtin

Aktuale

Vdes i riu junikas pas rrokullisjes me traktor, familjari: Betim na e këpute shpirtin

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 21:43
Betim Gacaferi

Betim Gacaferi, i riu nga Juniku ka vdekur në mënyrë tragjike, pasi është rrokullisur me traktor gjatë bartjes së druve.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Bjeshkët e Gjocajt.

Sipas tij, i riu ka vdekur në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 15:45 policia është njoftuar se në bjeshkët e Gjocajt një person është rrokullisur me traktor. Policia dhe mjekët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e tij. Personi është i moshës së re, por nuk e di saktë në cilin vit ka lindur” – ka thënë Gashi.

Familjarë e miq të tij kanë shkruar fjalë ngushëlluese për vdekjen e tij të hershme.

“Betim na e këpute shpirtin, kishe plane tjera për vete për familjen i le në gjysmë !

Qofshi banor i xhehnetit”, shkroi një familjar i tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat