​Szunyog flet për mundësinë e aplikimit të Kosovës për statusin e vendit kandidat

Aktuale

​Szunyog flet për mundësinë e aplikimit të Kosovës për statusin e vendit kandidat

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 21:53
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog thotë se Qeveria e Kosovës duhet të konsultohet me të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian para se të aplikojë për statusin e vendit kandidat.

Në një intervistë  ai thotë se Këshilli i Bashkimit Evropian vendosë lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin.

“Neni 49 është mjaft i qartë dhe thotë që Këshilli vendosë në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me aplikimin. Ajo që do të sugjeroja unë është që qeveria duhet të konsultohet për këtë çështje me të gjitha vendet anëtare, më 27 vendet anëtare të BE-së dhe pastaj të marrë një vendim pas këtyre konsultimeve, natyrisht që ne mund të këshillojmë por vendimi është i Këshillit ata vendosin dhe ky është teksti i nenit 49 të traktatit”, thotë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat