Pas përplasjeve në Kuvend, shtyhet seanca - mbetet pa u shqyrtuar ky projektligj

Aktuale

Pas përplasjeve në Kuvend, shtyhet seanca - mbetet pa u shqyrtuar ky projektligj

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 06:11 Përditësuar në ora: 13:09 më 14.10.2022
Pamje nga Kuvendi

Musliu falënderon Ramën për fjalimin në KiE: Fali krerët e Kosovës për heshtjen inatqore

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për fjalimin e tij në Këshillin e Evropës, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ajo kërkoi nga ai t’i falë krerët e institucioneve të Kosovës për heshtjen e tyre, siç tha inatqore.

Musliu: Faleminderit Edi Rama, fali krerët institucional për heshtjen e tyre inatqore

“Faleminderit Edi Rama. Faleminderit kryeministër i Shqipërisë, ti nderove gjithë shqiptarët që e duan atdheun dhe vlerësojnë historinë e tyre të lavdishme. Bartësit e institucioneve tona fali. Fali për heshtjen e tyre inaçore sepse edhe ashtu gjithmonë janë rreshtuar dhe vonuar në drejtimin e kahjes së drejtë të historisë tonë kombëtare”, tha ajo.

Të mërkurën, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama iu adresua asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, lidhur me akuzat ish senatorit zviceran, Dick Marti, karshi ish krerëve të UÇK-së.

​Zemaj: Raporti i Progresit për sektorin e shëndetësisë është shqetësues

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se Raporti i Progresit për sektorin e shëndetësisë është shqetësues. Nga qeveria, ai ka kërkuar llogari për gjendjen në këtë sektori për të cilin ka thënë se është sektori më vital për qytetarët në vend.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Zemaj ka thënë se çështjet që janë përmendur në Raporti ne Progresit, janë të njëjta me ato që opozita i ka ngritur gjatë kësaj kohe por sipas tij nuk janë marrë parasysh.

"Është shqetësues Raporti i Progresit për sektori në shëndetësisë i publikuar së fundi, ishin çështje të cilat opozita me shumë arsye gjatë gjithë kësaj kohe i ngriti por të cilat po thuajse të gjitha hasën në vësh të shurdhër. Raporti i Progresit evidenton një gjendje të cilësisë së keqe të shërbimeve, pa asnjë veprim për sigurimet shëndetësore dhe sistemi informativ shëndetësor, largim i stafit shëndetësor, më shumë pak përqindje të investimeve kapitale, thuajse në përqindje minimale, më shumë pak përmbushje të nevojave shëndetësore në Kosovë dhe rritje të atyre të qytetarëve që nuk mund t’i marrin këto shërbime dhe mungesë edhe të strategjisë por edhe shkurtim të buxhetit të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Këtë vit ai e ka quajtur vit të dështimit në sektorin e shëndetësisë.

Zemaj: Ky është vit i dështimit në sektorin e shëndetësisë

“Kjo gjendje rëndohet edhe më shumë në këtë vitin e dështimit, këta 18 muaj të dështimit edhe në atë që e pamë së fundi me dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë. Ministri i dytë nga tre ministra të emëruar në këtë qeveri, nga Qeveria Kurti, erdhi i vet emëruar si ministër i shëndetësisë dhe çka është më skandalozja që më gojën e tij thuhet që luftohet dhe është luftuar nga brenda ose nga ata vet që e kanë emëruar. Një ministër i cili sabotohet nga grupe para politike të interesat dhe që mbështeten nga shumica parlamentare. Një ministër i cili konstaton që është krijuar një ambient pune toksik dhe monopoli dhe mbështet po ashtu nga partia në pushtet”, ka shtuar ai.

Krejt këto sipas tij janë tregues për gjendjen e rëndë në sektori ne shëndetësisë në Kosovë.

PDK-ja paralajmëron nisjen e procedurave për shkarkimin e ministres Hajdari

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kërkuar sqarim pse nuk është larguar artikulli i publikuar në një revistë franceze nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë – KIESA, ku e ka promovuar Kosovën në Francë si “vend ku kanë lindur manastiret madhështore të Kishës Ortodokse serbe”.

Asaj iu përgjigjur ministri i kulturës, Hajrullah Çeku i cili ka thënë se janë në përgatitje të padisë.

Deliu ka kërkuar që të bëhet e ditur kur do të ngritët padia në të kundërtën do të inmicojnë procedurat për shkarkimin e ministres Rozeta Hajdarit.

“Na duhet të na thoni nëse do të ngritët padi në të kundërtën Ne do të iniciojmë mocion për shkarkim të ministres Hajdari pasi janë paratë e taksapaguesve tanë, është e pafalshme të thuhet që ky nuk është dokument i qeverisë pasi ky dokument përmban siglën e qeverisë së Kosovës”.

Deputeti i VV-së në Kuvend: Dua të i’u informoj për një lajm të hidhur

Deputeti i LVV-së, Jahja Kokaj e ka marrë fjalën në kuvend ku ka thënë se ka vdekur një akademik me renome.

Sipas tij po e jep me vonesë këtë lajm por, Artan Boriqi, që ka vdekur ka qenë një shkencëtar me renome.

“Koleg të nderuar dua të ju informoj për një lajm të hidhur për vdekjen e akademik Artan Boriqit, shkencëtar me renome në NASA e në institucione të tjera”, ka thënë Kokaj.

Ai ka kërkuar një minutë heshtje në nder të tij.

​PDK pritet të iniciojë një projektligj për krimet seksuale

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar miratimin e një projektligji për regjistrimin shtetëror të personave të dënuar për krime seksuale.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, në seancën e sotme plenare tha se fenomeni i veprave penale, si dhunim, sulm seksual dhe ngacmim është në rritje dhe meriton trajtim serioz.

Hoxha: Krimet seksuale janë në rritje, meriton trajtim serioz

Fenomeni i këtyre krimeve është në rritje dhe meriton jo vetëm trajtimin ligjor, por njëkohësisht edhe atë psikosocial, kulturor dhe edukativo-arsimor. Prandaj me qëllimin që të aderohet ky fenomen, konsiderojmë se nuk është e përshtatshëm vetëm të propozohet rishikimi i kodit penal, pasi rishikimi i sanksioneve penale nuk e garanton zvogëlimin e këtyre rasteve. Prandaj jam këtu në emër të grupit parlamentar të PDK-së që të propozojmë hartimin dhe miratimin e një projektligji që do të mundësonte evidentimin dhe regjistrimin e të dhënave të autorëve të krimeve seksuale në të cilat do të kishte qasje shteti dhe shoqëria. Miratimi i një ligji të tillë do të mundësonte krijimin e një mekanizmi që do të evidentohen dhe regjistrohen të dhënat e personave të dënuar me vendime gjyqësore të formës së prerë me vepra penale, si dhunimi, sulmi seksual dhe ngacmimi. Kjo do të kishte efekt të jashtëzakonshëm në luftimin dhe parandalimin e këtyre krimeve”, tha ajo.

Këtë qëndrim Hoxha e bëri gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës në seancën e Kuvendit.

Hoti ia kujton Kurtit rrokullisjen e kamionëve nga Serbia: Importi është rritur për 30%

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, në seancën e Kuvendit ai ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti, kur partia e tij i rrokulliste kamionët me mallra që vini nga Serbia, raporton Ekonomia Online.

Por tash sipas tij, importi nga Serbia është rritur për 30%, kurse nga Shqipëria është zvogëluar për 10%.

“Nëse shihet importi me vende të regjionit në muajin gusht nga Shqipëria janë zvogëluar importet në 10% ndërsa nga Serbia janë rritur 30%”.

Ka pasur ekonomi të rregullt edhe kur i keni përmbysur kamionët nga Serbia. Për rastin e naftës në vitin e kaluar janë importuar mbi 500 milionë litra. Sivjet janë importuar 500 milionë litra, 227 milion euro më shumë. Ku kanë shkuar në bilancin bankar të qeverisë. 20% të këtyre mjeteve kanë humbur. Patëm propozuar heqjen akciza dhe zvogëlimin e  TVSh-së”.

Hoti thotë se qeveria ka thelluar deficitin tregtar për 3 miliardë euro.

Në bazë të të dhënave të ASK, janar-gusht 2022 krahasuar me vitin e kaluar, eksportet janë rritë për 150 milionë por importet janë rritë me 800 milionë, deficit tregtar është shkuar në 3 miliardë, rritje në 56 për qind krahasuar me vitin paraprak. Besoj që këtu ia keni thy ni rekord vetes.

Haradinaj -Kurtit: Në vend që gazetarët të ndjekin nëpër traktora, kallëxo në Kuvend çka janë ato dok. franko-gjermane

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka kritikuar Albin Kurtin pse nuk po është shumë transparent për disa çështje të rëndësishme, siç është dialogu.

Ai ia ka përmendur rastin e djeshëm, për Kurti deshi ta përulë punën e një gazetareje, e cila e kishte ndjekur nëpër ara të Gjilanit për ta pyetur për takimin e Miroslav Lajçak.

‘’Kurti t’i kallëxojë qytetarëve jo me ndjek gazetarët në taktor, kka janë këto dokumente, franko gjermane, në logjikën normale është më së paku me na kallxu ku qëndron puna. Duhet ta bëjmë këtu ‘’, ka thënë Haradinaj.

Deputetet pjesë e fushatës ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit

Seanca e sotme plenare ka filluar me një shenjë solidarizimi nga gratë deputete, për personat e prekur me kancer të gjirit, në kuadër të muajit rozë.

Tutje, është plotësuar rendi i ditës me shtimin e pesë pikave që janë marrëveshje ndërkombëtare.

Këto marrëveshje kishin mbetur pa u votuar në seancën e kaluar për shkak të mungesës së kuorumit.

Të njëjtat janë radhitur si pika shtesë pas pikës së dytë të rendit të ditës në këtë seancë. 

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Bogujevci u garanton deputetëve se Kosova ka përkrahje të madhe

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bugujevci, i ka informuar deputetët për fjalimin historik që ka mbajtur në Këshillin e Evropës (KiE).

Ajo tha se ka qenë nder pë të që të flas në emër të Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të KiE dhe falënderoi të gjithë anëtarët e delegacionit.

Për herë të parë na është dhënë e drejta e fjalës në seancën plenare si përfaqësues të Kosovës, unë ndihem shumë e nderuar së pari i falënderoj kolegët që pata nderin ti drejtohem asamblesë së përgjithshme të Këshillit të Evropës, faleminderit për nderin e dhënë kolegëve, Arben Gashi, Enis Kervan deputetes Ariana Musliu-Shoshi, Besnik Tahiri”, ka thanë ajo.

Bogujevci tha se Kosova është në rrugë të duhur për anëtarësim në këtë organizatë të rëndësishme dhe ka mbështetje, por ende ka punë për tu bërë.

Ky është vetëm fillimi jemi në proces të anëtarësimit në Këshill të Evropës kemi shumë përkrahje ka shumë atmosferë pozitive por kemi edhe shumë punë për të bërë. Ngadalë dale po i afrohemi jemi në rrugën e drejtë në rrugën e duhur për të krijuar kushte për qytetarët qysh është gjykata për të drejtat e njeriut e të tjera, faleminderit edhe një herë për përkrahjen”.

Sot zhvillohen dy seanca plenare të Kuvendit, ky është rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës mban sot dy seanca plenare.

Sipas njoftimit, njëra seancë nis në orën 11:00, ndërkohë tjetra në orën 15:00.

Ky është rendi i ditës në seancën e parë:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Shqyrtim i Projektligjit nr.08/L-169 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Fiscalis” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e tatimit,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-170 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Doganat” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e Doganave,
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-171 për ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Projektin Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizren (PIT) ndërmjet Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave , Punës dhe Transfereve dhe Republikës Federale të Gjermanisë përfaqësuar nga GIZ,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-109 për Kompensimin e Viktimave të Krimit,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve,
8. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022,
9. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.

Ndërkaq në seancën e dytë:

Shqyrtim i parë i Projektligjit nr.08/L-179 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-183 për mbështetjen e punëve publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat