ATK-ja mban tryezë diskutimi për Të Dhënat e Hapura në ATK

Aktuale

ATK-ja mban tryezë diskutimi për Të Dhënat e Hapura në ATK

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 15:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Programin e USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, ka organizuar Tryezë të Rrumbullakët për të Dhëna të Hapura (‘Open Data’) në Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Qëllimi kësaj nisme (Open Data) sigurisht është rritja e transparencës, përmirësimin e percepsionit të institucionit të ATK-së për publikun, njëherit edhe zhvillimi i hovshëm i teknologjisë informative, e cila mundëson në kohë reale të shërbej qytetarët me të dhëna. Veç kësaj, shkas i kësaj iniciative, e cila ka qenë paraparë edhe në Planin për Përmirësimin e Integritetet të ATK-së, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë kërkesat e shumta që vijnë nga organizatat të ndryshme nga vendi dhe jashtë.

Andaj, në këtë tryezë të ftuar ishin institucione dhe organizata vendore dhe ndërkombëtare, si dhe  media nga të cilat është kërkuar dhënia e imputeve, të cilat janë me interes publik për finalizimin e Katalogut për Të Dhëna të Hapura. Pjesëmarrësit kanë mirëpritur këtë projekt, të cilin e cilësuan si mekanizëm i cili do të ngreh në nivel tjetër, transparencën dhe integritetin e institucionit të ATK-së.

Sipas statusit aktual të Katalogut për Të Dhëna të Hapura, brenda këtij viti do të publikohen data-sets e para.

Hapja e të dhënave është çelës për çdo institucion e organizatë për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. ATK çdoherë ka qenë e fokusuar përmes planeve strategjike në rritjen e mekanizmave, të cilën qojnë përpara integritetin e institucionit. Iniciativa për hapjen e të dhënave kontribuon direkt në zhvillimin demokratik të një institucioni, si dhe zhvillimin e një segmenti ekonomike në nivel inovativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat