Gazmend Muhaxheri mori pjesë në ceremoninë e shigurimit të patriarkut Porfirije, Trajkoviç e quan gjest të guximshëm

Aktuale

Gazmend Muhaxheri mori pjesë në ceremoninë e shigurimit të patriarkut Porfirije, Trajkoviç e quan gjest të guximshëm

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 20:26
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, raportohet se ka marrë pjesë në ceremoninë e shigurimit të patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, që u mbajtë sot në manastirin e Patrikanës së Pejës.

Pjesëmarrja e Muhaxherit në këtë ceremoni është quajtur gjest i rrallë dhe i guximshëm nga politikanja serbe, Rada Trajkovic.

Sipas saj, gjeste të tilla duhet të bëhen të zakonshme.

“Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, më herët sot mori pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Patriarkut Porfirije. Një gjest i rrallë dhe i guximshëm për të kapërcyer ndarjet etnike. Gjeste të tilla duhet të bëhen të zakonshme dhe jo përjashtime”, ka shkruar Trajkoviq.

 

Ndryshe, më 14 tetor, Kisha Ortodokse Serbe dhe besimtarët shënojnë festën fetare të manastirit të Patrikanës së Pejës.

Akti i kurorëzimit të patriarkut bëhet një vit e tetë muaj pas zgjedhjes së tij si udhëheqës i Kishës Ortodokse Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat