Kurti flet nga takimi në Berlin, tregon premtimet që mori nga liderët evropianë

Aktuale

Kurti flet nga takimi në Berlin, tregon premtimet që mori nga liderët evropianë

Nga: H.O. Më: 15 tetor 2022 Në ora: 00:41
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një postim të tij në Facebook është lajmëruar nga kongresi që po mbahet në Berlin.

Kurti i cili po merr pjesë në Kongresin e 30-të jubilar të Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë – PES Congress 2022 shkruan se është takuar me deputetë, ministra e liderë të partive socialdemokrate.

Ai shkruan tutje se në përfundim të kongresit, ishte pjesë e darkës së liderëve, krahas prijësve të shteteve dhe qeverive evropiane, komisionerëve evropianë, udhëheqësve të partive dhe përfaqësuesve të tjerë nga kontinenti ynë.

Postimi i plotë:

“Me guxim. Për Evropën" është slogani i Kongresit të 30-të jubilar të Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë – PES Congress 2022

Në qëndrimin njëditor në Berlin, takova dhe bisedova me deputetë, ministra e liderë të partive socialdemokrate.

Z.Stefan Löfven i urova pozitën e re si President i PES, kurse e falënderova z.Sergei Stanischew për kontributin e tij si President i deritanishëm.

Me z.Lars Klingbeil, bashkëdrejtues i Partisë Social Demokrate gjermane, biseduam për rëndësinë e bashkëpunimit midis subjekteve tona politike dhe atij rajonal në kuadër të procesit të Berlinit.

Në përmbyllje të Kongresit, isha i nderuar të marr pjesë në darkën e liderëve, krahas prijësve të shteteve dhe qeverive evropiane, komisionerëve evropianë, udhëheqësve të partive dhe përfaqësuesve të tjerë nga kontinenti ynë.

Në këtë kongres të partive socialdemokrate, me të cilat Lëvizja VETËVENDOSJE! është e afiliuar, sot u diskutua për politikat si përgjigje ndaj ndryshimeve në sigurinë ndërkombëtare, rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionin, krizën e shkaktuar nga Covid, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat