E jashtëzakonshme/ Escobar pret delegacionin e Kosovës Lindore, Shaip Kamberi jep lajmin e mirë për shqiptarët

Aktuale

E jashtëzakonshme/ Escobar pret delegacionin e Kosovës Lindore, Shaip Kamberi jep lajmin e mirë për shqiptarët

Nga: N. Sh. Më: 15 tetor 2022 Në ora: 13:06
Delegacioni shqiptar në SHBA

E jashtëzakonshmë/ Escobar pret delegacionin e Kosovës Lindore, Shaip Kamberi jep lajmin e mirë për shqiptarët

I dërguari special i SHBA-ve për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar, gjatë ditës së djeshme ka pritur në Departamentin e Shtetit një delegacion të Luginës së Preshevës.

Në këtë delegacionin bënin pjesë Shaip Kamberi – deputet, Nagip Arifi – kryetar i Bujanocit, Ragmi Mustafi – kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa – ish-kryetar i Preshevës.

Deputeti Kamberi ka njoftuar se me Escobarin kanë diskutuar për nevojnë e trajtimti të drejtë të kërkesave shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për nevojën e trajtimit të barabartë dhe reciprok të pakicave përmes standardeve të njëjta, që sipas tij, është si parakusht i marëveshjes të ardhshme për paqen afatgjate në Ballkan.

“Në takim me të dërguarin special të SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, në Departamentin e shtetit, diskutuam për nevojën e trajtimit të drejtë edhe të kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për nevojën e trajtimit të barabartë dhe reciprok të pakicave përmes standardeve të njëjta si parakusht i një marrëveshje të ardhshme për paqen afatgjate në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Kamberi në Facebook.

Ndërsa, në cilësinë e anëtarit ekzekutiv të Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, në takim ishte i pranishëm edhe Faton Bislimi, i cili përmes një postimi Facbook, ka njoftuar se me Escobarin diskutuam për problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës tash e disa dekada nga regjimi i Beogradit.

“Amerika do jetë partnere e palëkundur e shqiptarëve kudo e veçanërisht atyre në Luginë të Preshevës. Çështja shqiptare në Luginë nuk do lihet anash nga SHBA-të. Shqiptarët në trojet etnike në Luginë do arrijnë realizimin e kërkesave të tyre të drejta, legjitime e demokratike, në partneritet me miqtë tanë në Uashington, DC”, ka shkruar Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat