Szunyog: Kosova intensifikoi bashkëpunimin me BE’në me ratifikimin e djeshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare

Aktuale

Szunyog: Kosova intensifikoi bashkëpunimin me BE’në me ratifikimin e djeshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 18:52
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka përshëndetur miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në seancën e së premtës në Kuvend.

Në reagimin e tij, Szynyog tha se me miratimin e këtyre marrëveshjeve, Kosova e ka intensifikuar bashkëpunimin me BE’në.

“I lumtur dhe mirënjohës me këtë zhvillim”, shkroi ai ndër të tjera në Twitter.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar të premtën tri marrëveshje, dy nga to me Bashkimin Evropian dhe me Republikën Federale Gjermane. Marrëveshjet e miratuara në seancën e djeshme plenare, janë në fushën e tatimit, doganave dhe bashkëfinancimit për “Projektin Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizren”.

Marrëveshja e parë e miratuar nga deputetët është për pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Fiscalis” të BE-së, për bashkëpunim në fushën e tatimeve. Kjo marrëveshje është miratuar me 86 votat pro të deputetëve.

Me po kaq vota është miratuar edhe marrëveshja mes Kosovës dhe BE-së, për pjesëmarrje të Kosovës në programin “Doganat” të BE-së.

Deputetët në seancën e sotme kanë miratuar me 83 vota marrëveshjen e bashkëfinancimit për projektin e “Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizrenit”, mes Kosovës dhe Republikës Federale Gjermane, i cili ka vlerë prej pesë milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat