Hovenier për Manastirin e Deçanit: Vendimi duhet zbatuar siç ka vendosur Kushtetuesja

Aktuale

Hovenier për Manastirin e Deçanit: Vendimi duhet zbatuar siç ka vendosur Kushtetuesja

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 23:57
Jeffrey Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se çështja e Manastirit të Deçanit duhet të zbatohet, ashtu siç ka vendosur edhe Gjykata Kushtetuese.

Hovenier tha se beson se kjo është një çështje e shtetit ligjor dhe ashtu siç e kanë kërkuar edhe publikisht, ai vendim duhet zbatuar.

“Kjo nuk është diçka që duhet negociuar apo diskutuar në këtë moment, ndodhi, por gjykata vendosi. Në demokraci ju ndiqni vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur Hovenier.

Tutje, ambasadori amerikan tha se Kosova obligohet edhe nga Pako e Ahtisaarit në lidhje me statusin e manastirit.

Unë isha pjesë e ekipit që ndihmoi në zhvillimin e planit të Ahtisaarit, ne ishim shumë të fokusuar në atë atëherë dhe mbetemi të fokusuar. Shtetet e Bashkuara dhe besoj se mund të flas për partnerët tanë, ndjejnë shumë fuqishëm se Kosova duhet të jetë një vend multietnik, shtet në të cilin të gjithë qytetarët, pavarësisht nga përkatësia etnike, mund të jetojnë në kushte dinjiteti dhe sigurie, po ashtu besojmë se si pjesë e procesit të Ahtisaarit dhe gjërave tjera kemi obligimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me statusin e kishës”.

Ahtisaari i vendosi gjërat dhe Qeveria e Kosovës pastaj i zbaton ligjet që janë vërtet mjaft të forta sa i përket mbrojtjes, kornizës ligjore dhe zonave të veçanta mbrojtëse për kishën dhe statusin e saj”, tha Hovenier për Radio Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat