​Vetëm një rast me COVID në 24 orët e fundit

Aktuale

​Vetëm një rast me COVID në 24 orët e fundit

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar vetëm një rast i ri pozitiv me COVID-19, nga testimi i 64 mostrave.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka asnjë humbje jete.

Sot janë shëruar katër qytetarë, derisa në total numri i rasteve aktive është 21.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.378 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.767 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 105.250 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,798 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat