Mohimi i krimeve të luftës, Serbia nuk pranon të ballafaqohet me të kaluarën

Aktuale

Mohimi i krimeve të luftës, Serbia nuk pranon të ballafaqohet me të kaluarën

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 08:05
Pamej nga lufta në Kosovë

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se shteti serb nuk po ballafaqohet me të kaluarën, duke i nderuar kriminelet e luftës. Eksperti për Ballkanin Perëndimor, Gunther Fehlinger, thotë se statusi kandidat i Serbisë për në Bashkimi Evropian duhet të suspendohet.

Në bankën e të akuzuarve u shpallën fajtor për krime lufte.

Mirëpo, në Serbi individët që kryen krime po nderohen.

Vendimi i fundit nga Kisha Ortodokse Serbe, që të nderoj kriminelin e luftës, Vladimir Lazareviq, ka nxitur reagime të mëdha.

Njohësit e çështjeve politike, vlerësojnë se Serbia është bërë edhe më nacionaliste.

Politologu dhe aktivisti i shoqërisë civile, Ognjen Gogiq, thotë se një pjesë e shoqërisë serbe nuk e pranon se në Kosovë janë kryer krime lufte.

Prandaj sipas tij, atyre nuk i përbën përshtypje që të nderohet një kriminel lufte siç është Vladimir Lazareviq.

“Një pjesë e shoqërisë serbe nuk dëshiron ti pranoj krimet që kanë ndodhur në Kosovë. Prandaj nderimi i figurave si Vladimir Lazareviq nga Kisha Ortodokse Serbe, nuk i pengon ata. Kisha Serbe tash e një kohë i nderon kriminelet e luftës, siç bëri edhe me Vojislav Sheshel. Ata të nderojnë me shpërblime të tilla në rast ju ofron atyre donacione. Një gjë të tillë mendoj se e kanë bërë me Vladimir Lazareviq. Është shqetësuese që një pjesë e shoqërisë nuk i shohin këta figura si kriminelë të luftës”, ka thënë Gogiq.

Kurse njohësi i çështjeve politike për Ballkanin Perëndimor, Gunther Fehlinger, thotë se Serbisë duhet ti suspendohet statusi kandidat për në Bashkimin Evropian.

Madje Fehlinger nuk sheh gatishmeri Serbinë që ta ndjek rrugën evropiane.

“Është një veprim i radhës jo i duhur nga Kisha Ortodokse Serbe dhe nga Serbia, që shpërblejnë me medalje kriminelet e luftës. Janë mbi 15 personalitete serbe që janë dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte, dhe ata po shpërblehen nga shteti serb. Kjo flet qartë se sa e pa përkushtuar është Serbia për ta ndjekur rrugën evropiane, prandaj mendoj se statusi i vendit kandidat për në BE i këtij vendi duhet të suspendohet. Që nga vrasja e ish-kryeministrit, Zoran Gjingjiq, Serbia është bërë më nacionaliste”, tha Fehlinger.

Gjenerali i pensionuar serb, Vladimir Lazareviq, ishte komandant i Korpusit të Prishtinës të ish-Ushtrisë Jugosllave.

Ai ishte i dënuar me 14 vjet burgim, nga Tribunali i Hagës për përgjegjësi komanduese për krime të luftës në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat