​Kuvendi do të mblidhet të enjten

Aktuale

​Kuvendi do të mblidhet të enjten

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 11:11 Përditësuar në ora: 11:58 më 17.10.2022
Kryesia e Kuvendit

Seanca e radhës e Kuvendit, të enjten

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës plenare të enjten me 20 tetor.

Në rend të ditës për shqyrtim do të jenë vetëm dy pika parlamentare.

Fillimisht do të shqyrtohet Projektligji për mbështetjen ndaj punëve publike dhe Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Pas përfundimit të këtyre projektligjeve, në rend të ditës do jenë edhe disa pika të tjera nga seancat e kaluara.

Këto u bënë të ditura pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

​Mblidhet kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit ka filluar mbledhjen, ku pritet të caktohet seanca e re plenare.

Në rend të ditës për shqyrtim janë një sërë pikash.

I pranishëm është edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca, pas mungesës disaditore për shkak të lëndimit të këmbës.

Mbledhja e Kryesisë

Rendi i ditës

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-062 për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-181 për vlerësimin e ndikimit në mjedis,

6. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021,

7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021,

8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2021,

9. Propozimi i GP “Multietnik” për zëvendësimin e anëtarit në Komision parlamentar.                               

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat