Paralajmërohet vendosja e çmimit tavan për produktet e listës esenciale

Aktuale

Paralajmërohet vendosja e çmimit tavan për produktet e listës esenciale

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 11:51
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka deklaruar se janë dakorduar për dy projektligje. 

Projektligji i dytë për masat e përkohshme të produkteve themelore, Kusari-Lila tha se parasheh vendosjen e një çmim tavan për produktet e listës esenciale.

“Pika e parë është shqyrtimi i projektligjit për mbështetje e punëve publike, projekt ligj ky i cili parasheh kompensimin komformë të normës së inflacionit prej muajit prill të këtij viti për të gjitha kontratat publike e dorëzuar në kuvend dy javë më parë dhe tashme i ka plotësuar të gjitha kushtet që të hy në seancë të rregullte.

Projektligji i dytë është ai për masat ë përkohshme e produkteve themelore në rast të veçanta të destabilizimit në treg, ky projektligj parasheh vendosjen e një çmimi tavan për produktet e listës esenciale dhe tashmë edhe ky i ka plotësuar  të gjitha kushtet që të trajtohet në kuvend në seancë të rregullt”, ka thënë Kusari-Lila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat