​Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për import dhe shitje të paautorizuar të armëve

Aktuale

​Ngrihet aktakuzë ndaj një personi për import dhe shitje të paautorizuar të armëve

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër të pandehurit me inicialet D.M.

D.M., gjatë hyrjes në Kosovë, në pikë kalimin kufitar Jarinje, ka vepruar në kundërshtim të ligjit në lidhje me armët apo materiet plasëse, ashtu që me qëllim të importit dhe eksportit, ka poseduar katër paketime me 4.000 copë fishekë në veturën e tipit VW Golf 3.

Po ashtu, në shtëpinë e të akuzuarit janë gjetur një armë AK 47 dhe tre karikatorë.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprat penale importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armeve apo materialeve plasëse, si dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat