Vulin zbuloi hapur qëllimin, profesori tregon se pse Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE

Aktuale

Vulin zbuloi hapur qëllimin, profesori tregon se pse Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE

Nga: A.M Më: 17 tetor 2022 Në ora: 16:53
Ministri serb, Aleksandar Vulin

Ministri serb, Aleksandar Vulin deklaroi se Serbia nuk ka vend në BE, pasi nuk ka vlera të përbashkëta me Evropën.

Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi në një postim në Facebook e cilësoi këtë si një të vërtetë të madhe.

Sipas tij, Serbia dallon me Evropën për nga ideologjia, civilizimi dhe gjeopolitika.

“Tri këto elemente i ka të përbashkëta me Rusinë dhe kjo e fundit është vendi bërthamë i këtyre elementeve të sllavo-ortodoksizmit, autokracisë dhe gjeopolitikës sllavo-ortodokse (religjioni në termin politik dhe jo biblik)”, shkroi Gurakuç Kuçi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

“Serbia nuk ka vend në Bashkimin Evropian. Ne nuk kemi vlera identitare të përbashkëta me Evropën. Sa më shpejtë ne ta kuptojmë këtë, do të jetë më mirë”

Vulin ka thënë një të vërtetë të madhe, ai është vetëm duke folur jashtë petkut diplomatik dhe duke treguar se si realisht vepron Serbia dhe Vuçiqi. Ky i fundit madje kishte deklaruar si ai nuk bënë asgjë pa u konsultuar me Putinin. Së fundi po ashtu kanë bërë marrëveshje publike për të bërë politika të jashtme unike.

Serbia dallon me Evropën për nga ideologjia, civilizimi dhe gjeopolitika. Tri këto elemente i ka të përbashkëta me Rusinë dhe kjo e fundit është vendi bërthamë i këtyre elementeve të sllavo-ortodoksizmit, autokracisë dhe gjeopolitikës sllavo-ortodokse (religjioni në termin politik dhe jo biblik). Bazuar në këto tri elemente në parim ndërtohen edhe sferat e interesit. Mirëpo këto tri elemente mund të funksionojnë të a) tria bashkë, b) kur të tri elementet bashkëpunojnë me zona të vogla që i bashkon vetëm ideologjia dhe gjeopolitika dhe c) me zona ku i bashkon vetëm gjeopolitika që janë zona jo-stabile bashkëpunimi apo jo-afatgjata.

Kjo ka qenë edhe tema ime e doktoraturës që të shpjegoj se si në cikle në dy shekujt e fundit ka funksionuar politika ndërkombëtare bazuar në civilizimin, ideologjinë dhe gjeopolitikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat