Osmani: Në Kosovë 86 për qind e viktimave të trafikimit janë gra e vajza

Aktuale

Osmani: Në Kosovë 86 për qind e viktimave të trafikimit janë gra e vajza

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 11:16
Vjosa Osmani

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës sot ka lansuar fushatën kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore në Ditën e Bashkimit Evropian për Antitrafikim.

Në këtë ceremoni janë duke marë pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, përfaqësues të lartë të Kryeprokurorisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë së Kosovës, BE-së, Këshillit Evropian, Ambasadës amerikane, organizatës IOM dhe institucioneve të tjera të Republikës së Kosovës.

Presidentja Osmani tha se në Kosovë 86 për qind e viktimave të trafikimit janë gra e vajza.

“Në Kosovë po ashtu 86 për qind e viktimave të trafikimit janë gra e vajza, ndërkohë që më shumë se 60 për qind e tyre janë nën moshën 18-vjeçare”, tha Osmani.

Ajo tutje tha se shënimi i kësaj dite në Kosovë tregon ndjeshmërinë dhe kujdesin që institucionet e vendit tregojnë karrshi dukurive të tilla, shkruan teve1.info

“Në kohën kur fenomene të tilla të rrezikshme në shoqëri janë bërë globale edhe mobilizimi ynë po ashtu duhet të jetë i përbashkët, prandaj shënimi i kësaj dite në vendin tonë tregon vetëm ndjeshmërinë dhe kujdesin që institucionet e vendit tregojnë karrshi dukurive të tilla por edhe gatishmërinë tonë për të bashkëvepruar e bashkërenduar veprimet tona me partnerë të rëndësishëm për luftimin e dukurive të tilla”, tha Osmani.

Sipas saj, trafikimi me qenie njerëzore është sfidë e vazhdueshme e shqetësuse, teksa shtoi se në vitin 2022 hapësira vepruese për trafikuesit është rritur duke pasur parasysh krizën globale të shkaktuar nga lufta ilegale të Rusisë kundër Ukrainës.

“Trafikimi me qenie njerëzore përbënë jo vetëm një veprim të rëndë të shkeljes serioze të dinjitetit dhe të drejtave të njeriut por edhe sfidë të vazhdueshme e thellësisht shqetësuese të shoqërive tona, hapërisa vepruese për trafikuesit vetëm sa është rritur në vitin 2022, duke pasur edhe parasysh krizën e globale të shkaktuar si rrjedhoj e luftës ilegale të Rusisë kundër Ukrainës e cila ka cënuar rëndë rendin global dhe ka ndikuar që bota të shëndorrohet në një ambient më të pa sigurt”, u shpreh ajo.

Presidentja Osmani tha se kriza e refugjatëve e shkaktuar si rrjedhojë e luftës pastaj kriza energjetike, parametrat e ndryshuar ekonomik por edhe  siguria e brishtë, tendencat destabilzuese e paqëndrueshmëria sociale si dhe sfidat e sundimit të ligjit gjithandej globit kanë mundësuar hapësirë gjithnjë e më të favorshme për trafikim me njerëz.

“Trafikimi nuk njeh racë, nuk njeh gjini dhe nuk njeh as moshë”, shtoi ajo.

Tutje Osmani u shpreh se trafikimi në ditën e sotme ka marrë masa shqetësuse, ku tha se rreth 27 milionë njerëz trafikohen anë e mbanë botës.

Trafikimi sot ka marrë masa shqetësuese, rreth 27 milionë njerëz, pra burra dhe fëmijë trafikohen në vit anë e mbanë botës po thuajse 3/4 të viktimave brenda BE-së janë gra dhe vajza të mitura të cilat trafikohen me qëllim të shfrytëzimit seksual”, ka thënë Osmani.

Ndryshe, Dita evropiane Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore shërben për të sjellë në vëmendje të vendimmarrësve, shoqërisë civile, agjencive apo institucioneve të ndryshme dukurinë e trafikimit të personave, dukuri kjo që ka prekur mbarë botën. Rreth 27 milionë persona (gra, bura dhe fëmijë) trafikohen në vit.

Trafikimi i personave nënkupton “rekrutimin, transportimin, transferimin, fshehjen ose pritjen e personave nëpërmjet kërcënimit, përdorimit të forcës e formave të tjera të shtrëngimit, mashtrimit, marrjes me forcë, dredhisë ose abuzimit të pushtetit ose të pozitës vulnerabël ose dhënien apo marrjen e pagesave ose përfitimeve për të arritur pëlqimin e një personi që kontrollon një person tjetër, për qëllime shfrytëzimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat