Kreu i PDK-së takon ambasadorin francez, i kërkon mbështetje për vizat

Aktuale

Kreu i PDK-së takon ambasadorin francez, i kërkon mbështetje për vizat

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 17:55
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi me ambasadorin e Francës në Prishtinë, Olivier Guerot

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar ambasadorin e Francës në Prishtinë, Olivier Guerot. Ai ka thënë se në këtë takim kanë folur për çështjet aktuale.

Pa e prekur nuk e kanë lënë as temën e vizave. Krasniqi në njoftimin e tij thotë se kanë biseduar për mundësinë që Franca të mbështesë një vendim pozitiv për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.

Njoftimi i plotë:

 Kënaqësi të pres në takim njoftues ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Aktualiteti politik, qëndrimet e PDK-së dhe marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona ishin ndër temat që i diskutuam me ambasadorin Guérot.

Bashkë biseduam edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe për mundësinë që Franca ta mbështesë një vendimi pozitiv për këtë proces.

Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në vendin tonë, me ambasadorin Guérot u pajtuam që të thellojmë edhe më tutje komunikimin e ndërsjellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat