Hajdari: Riaktivizimi i procesit të Berlinit, sinjal që Ballkani i takon BE-së

Aktuale

Hajdari: Riaktivizimi i procesit të Berlinit, sinjal që Ballkani i takon BE-së

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 00:10
Vjollca Hajdari

Opinionistja në Gjermani, Vjollca Hajdari, ka thënë se Procesi i Berlinit është një proces i cili do të ndihmoj përafrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

Hajdari tha se më më rëndësi në këtë drejtim është se Procesi i Berlinit është edhe një përgjigje për “Open Ballkan”

“Është një përgjigje e qartë ndaj agresionit rus në Ukrainë dhe me këtë dëshirojnë që me riaktivizim e Procesit të Berlinit t’i dërgojnë Putinit por edhe qarqeve të tjera që janë duke ndikuar në Ballkanin Perëndimor një sinjal të qartë se këto vende i takojnë Perëndimit”, është shprehur Hajdari.

Tutje, ajo tha se Kosova në aspektin e përfitimit nga ky proces, fillimisht duhet të stabilizohet me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat