Reagon edhe ​LDK për shkarkimin e rektorit: Këshilli Drejtues i UP-së ekzekutoi kërkesën politike të Qeverisë

Aktuale

Reagon edhe ​LDK për shkarkimin e rektorit: Këshilli Drejtues i UP-së ekzekutoi kërkesën politike të Qeverisë

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 18:21
Ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të këshillit drejtues të Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina”, i cili shkarkoi rektorin i këtij universiteti, Naser Sahitin.

Sipas reagimit të LDK-së, këshilli drejtues i UP-së, ekzekutoi sot sheshazi kërkesën politike të Qeverisë për të instaluar rektor të dëgjueshëm të pushtetit në UP.

Reagim për Medie

Ndërhyrja e pushtetit në UP është akt i papranueshëm

Nën ndikimin e partisë në pushtet, Këshilli Drejtues i Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina e shkarkoi sot rektorin i këtij universiteti, Prof. dr. Naser Sahitin. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës kjo është ndërhyrje e papranueshme e politikës në institucionet arsimore.

Këtij akti të papranueshëm e të dëmshëm për arsimin i ka paraprirë kapja e Këshillit Drejtues të UP-së nga partia në pushtet përmes përzgjedhjes së kandidatëve me kriter partiak-klientelist e me integritet të kontestuar.

Këshilli Drejtues i UP-së ekzekutoi sot sheshazi kërkesën politike të Qeverisë për të instaluar rektor të dëgjueshëm të pushtetit në UP.

Efektet e ushtrimit të ndikimit dhe të kontrollit nga pushteti në arsimin e lartë dëmtojnë rëndë cilësinë dhe funksionimin institucional.

Dija, hulumtimi shkencor dhe studimi në universitet janë jetike për zhvillimin e arsimit, ndaj çdo ndërhyrje politike në këtë institucion të rëndësishëm është i pafalshëm.

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se respektimi i autoniomisë së universitetit është kusht për të siguruar integritetin dhe cilësinë e arsimit të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat