“Kur fishkëlleu Hashimi”, “palohesh tek Kurti”/ Kapen keq Haxhi Avdyli dhe Hatim Baxhaku

Aktuale

“Kur fishkëlleu Hashimi”, “palohesh tek Kurti”/ Kapen keq Haxhi Avdyli dhe Hatim Baxhaku

Nga: P.R Më: 21 tetor 2022 Në ora: 20:40
Haxhi Avdyli

Deputeti i partisë Guxo, e cila është në koalicion më Vetëvendosjen, përmes një postimi në facebook ka kritikuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila së fundi refuzoi ftesën për takim të kryeministrit, Albin Kurti.

“Në tërë këtë vorbull të paqartë opozitare, më së shumti po më zhgënjen qëndrimi i pakuptimtë e kaq joparimor i LDK-së, dikur një parti institucionaliste e shtetëformuese. E tani çdo ditë e më shumë po shëndrrohet në një hije të zbehtë të PDK-së”, ka shkruar ndër tjerash Haxhi Avdyli.

E postimi i tij ka nxitur reagimin e ish deputetit të LDK-së, Hatim Baxhakut, të cilin dikur Haxhi Avdyli e kishte koleg.

“I nderuari Haxhi nuk kam dashur te debatoj me ty por ke fillua ta teprosh me moralizime e keshilla e parashikime per LDK. Te lutem rri ne GUXO e mendo e vepro si VV siç je duke bere. Nuk e kam te kjart fare pse merresh me LDK. Ku e merr ate te drejte te flasish dhe ti japesh keshilla dhe leksione LDK-se. Sa per transparencë ajo behet ne kuvend e jo neper zyra. A ka shkuar Kurti ne ndonje konsultim kur ishte ne opozitë? A do te skonte tani po te ishte ne opozite?! Une them se jo por do të dilte ne rrugë per ti kallur institucionet dhe sulmuar policinë”, shkroi Hatim Baxhaku në reagimin ndaj Avdylit.

E ky i fundit, u kundërpërgjigj menjëherë.

“Hatim Baxhaku dmth sipas jush LDK duhet ti kthehet metodave të VV të para 10 "viteve. Kur ka fishkellua Hashimi krejt rend u palonin para tij e tash kishe po i hakmirremi Kurtit. Por po harroni që ketu tema eshte Kosova jo fati i qeverisë. Mos ndaloni të folni për VV e Guxo e kritikoni por kur vjen të interesi vendit do duhej LDK të vepronte sikur kur ishte Hashimi ne pushtet. Kosova mbi partitë”, ishte përgjigja e Haxhi Avdylit.

E Baxhaku në replikën e tij tha se Avdyli është paluar tek kryeministri Kurti.

“Haxhi Avdyli kush e tha ti kthehemi metodave te VV, thash ne kuvend behet transparenca. Ku eshte dallimi nese palohesh tek Kurti”, shkroi Hatim Baxhaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat