Sulmohet një zyrtar policor në Lesapoviq, detaje nga rasti

Aktuale

Sulmohet një zyrtar policor në Lesapoviq, detaje nga rasti

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 22:03
Ilustrim

Një zyrtar policor i Kosovës nga radhët e nacionalitetit serb, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, raportohet të jetë sulmuar dje në Leposaviq.

Rasti theksohet të ketë ndodhur saktësisht në fshatin Dren të kësaj komune, gjatë një manifestimi.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

Hoti ka deklaruar se lidhur me rastin janë identifikuar tre persona të dyshimtë, të cilët dyshohet se ishin nën ndikim të alkoolit.

Po ashtu ai tha se ngjarja ka ndodhur gjatë nja manifestimi i cili po zhvillohej në një prej restoranteve në Leposaviq.

Duhet përkujtuar që veriu i vendit vazhdimisht këtë vit ka qenë në kuadër të zhvillimeve të shumta, e ku nuk kanë munguar as sulmet në drejtim të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat