Von Cramon flet për liberalizimin e vizave, jep detaje për procesin

Aktuale

Von Cramon flet për liberalizimin e vizave, jep detaje për procesin

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 07:37 Përditësuar në ora: 12:13 më 24.10.2022
Foto nga konferenca

​Von Cramon: Propozimi franko-gjerman duhet të shqyrtohet, është mundësi e mirë për dialogun

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se propozimi franko-gjerman është mundësi e mirë për të ecur përpara në dialogun Kosovë-Serbi.

Në konferencë për medie të hënën në Prishtinë, Von Cramon tha se është momenti i duhur që të arrihet një pako e marrëveshjes që do të ishte e pranueshme për dy palët edhe nëse ajo nuk është përfundimtare.

Von Cramon: Propozimi franko-gjerman mundësi e mirë për dialogun

Është momenti që të arrihet nëse jo një marrëveshje përfundimtare, të paktën një pako që do të ishte e pranueshme për dy palët. Shumë njerëz kanë shkruar për propozimin franko-gjerman, kjo është mundësi e madhe dhe do t’i kërkojë që secili që është në pushtet dhe të merr vendime t’i shqyrtojë me kujdes këto propozime. Mendoj se ky është një rast i mrekullueshëm që të ecin përpara dy palët drejt integrimit evropian, i cili është i nevojshëm. Kosova si vendi më pro-evropian duhet të përkrahë këtë... Propozimi franko-gjerman është i ri dhe si çdo kompromis tjetër kërkon një vullnet politik. Por është një rast i mirë për të shtyrë Kosovën përpara në agjendën ndërkombëtare dhe shtegun ndërkombëtar evropian. Do të ishte përparim i madh për secilin në këtë vend dhe vërtet do të shihni se në nivel ndërkombëtar dhe evropian, Kosova do të përballet me një fazë të re të njohjes. Kjo është një mundësi e mirë, jo 100 për qind, sikur nuk është asnjë kompromis, por është shumë më shumë se çdo të prisja para disa muajsh, kur dialogu sapo kishte filluar dhe kishte ngërç për disa muaj”, tha ajo.

Ajo kërkoi që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për arritjen e një ujdie para se në BE në vijnë qeveritë e krahut të djathtë.

Von Cramon: Të shfrytëzohen mundësitë para se në BE të vijë krahu i djathtë

Duhet ta kuptoni se çfarë është më mirë për vendin, nëse është më mirë të kërkohet gjithçka apo të kërkohet 90 për qind p.sh. unë do të rekomandoja që në Kosovë të pranohet ai 90 për qindësh sesa të mos merret asgjë. Kjo është mundësi që Qeveria të shikojë përderisa krahët e djathtë në BE të marrin më shumë pushtet, gjërat do të bëhen më të vështira. Përderisa presidenca e BE-së do të kalojë nga Suedia tek Spanja, a do t’i lehtësojë kjo gjërat? Nuk besoj, kështu që gjithçka që do të arrihej tani do të ishte zgjidhje më e mirë se gjithçka që shtyhet”, ka thënë ajo.

Eurodeputetja gjermane, foli edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat ilegale. Ajo tha se ka argumente për të shtyrë zbatimin e vendimit, mirëpo i kupton edhe institucionet kosovare për pozicionin e tyre.

Von Cramon: Ka argumente për të shtyrë vendimin për targat, por e kuptoj edhe Qeverinë e Kosovës

Për targat ka argumente të mira për të shtyrë vendimin, por e kuptoj edhe frustrimin dhe vlerësimin e Qeverisë së Kosovës së kjo do të shtyhet përgjithmonë dhe në një moment duhet të vendosim për zbatimin e asaj që kemi thënë 11-12 vite më parë. Sidoqoftë askush nuk ka interesim për çfarëdo lloj provokimi, ajo çka duhet të shohim edhe nëse i përmbahemi afatit të fundit të kemi një fazë që të futemi me hapa gradual në këtë fazë. Të mendojmë në mënyrë kreative si të zbatojmë rregullën e re, çfarë lloj gjobash t’i jepen atyre që nuk i ndryshojnë targat”, shtoi Von Cramon.

Krahas këtyre, Von Cramon, nënvizoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, megjithatë nuk dha datë për heqjen e tyre. Ajo tha se kah mesi i muajit nëntor do të mblidhet këshilli dhe do të presin për vendimmarrjen e tyre.

Von Cramon: Keni përmbushur gjithçka për liberalizimin e vizave

Ju vërtet keni përmbushur gjithçka që lidhet me liberalizimin e vizave, keni përmbushur kriteret. Raporti i rishikuar i komisionit është pozitivë dhe asgjë nuk po mungon...Vendimi do të jetë diku kah mesi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit. Por pyetja është se a do të qojë tek një sistem të ri për kushtet e reja për viza, kjo do të ishte krejtësisht e padrejtë, apo do të shohim një datë kur të bëhet liberalizimi i vizave. Për të cilin mendoj se është vendim i vonuar dhe duhet të bëhet menjëherë. Kështu që këto janë dy opsionet që janë në tavolinë. Përveç Francës, për arsye të ndryshme vendore, ka edhe më shumë shtete që kanë rezerva. Pse është kështu, nuk mund të them. Disa vende do të kenë zgjedhjet e veta dhe sigurinë e tyre të brendshme”, theksoi ajo.

Von Cramon foli edhe për strategjinë e Kosovës për energji elektrike, ku tha se Kosova po vazhdon të operojë me kushte të vështira.

​Von Cramon: Propozimi franko-gjerman mundësi e mirë për të ecur përpara

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë se propozimi franko-gjerman është mundësi e mirë të ecur përpara në dialogun Kosovë-Serbi.

Në konferencë për media të hënën në Prishtinë, Von Cramon tha se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, megjithatë nuk dha datë për heqjen e tyre.

Ajo tha se përveç Francës edhe disa shtete të tjera anëtare kanë rezervat e tyre.

Krahas këtyre, Von Cramon tha se e ka argumente të mira për shtyrjen e afatit të vendimit për targat, megjithatë shtoi se kupton edhe vendosmërinë e institucioneve të Kosovës.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për heqjen e vizave: Edhe unë po vuaj bashkë me juve

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, ka mbajtur konferencë për medie ku foli për liberalizmin e vizave dhe dialogun Kosovë-Serbi,

Me këtë rast ajo tha se pas shumë takimeve në Kosovë, pret që shumë shpejt të ketë një datë për heqjen e vizave.

Sipas saj, ende nuk është marrë një vendim i qartë për këtë çështje, duke shtuar se edhe ajo po vuan bashkë me kosovarët lirinë e lëvizjes.

Ajo thotë se është e pashpjegueshme si ka ngecur ky proces kur janë plotësuar të gjitha kushtet.

Shpresojmë që të kemi një datë për liberalizim shumë shpejt. Ende nuk është marrë një vendim i qartë, do të ketë një votim kah mesi i nëntorit dhe fillimi i dhjetorit, po punojmë të shohim një votim pozitiv që qytetarët e Kosovës e meritojnë moti, nuk mund të ia shpjegosh askujt”.

“Të gjitha kriteret janë mbushur, edhe unë po vuaj sa secili prej jush, dhe nuk arsyetohet kjo. Të shohim rezultatet pa ndonjë kushtëzim”.

Von Cramon sot mban konferencë, për vizat dhe gjendjen e dialogut Kosovë-Serbi

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, do të mbajë konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme.

Von Cramon do të paraqesë pikëpamjet e saj për situatën aktuale, posaçërisht në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave dhe diskutimet e fundit për këtë në Këshillin e BE-së, si dhe gjendjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Një pjesë e veçantë e konferencës për shtyp do t’i kushtohet situatës në Ballkanin Perëndimor dhe implikimeve të luftës në Ukrainë në aspektin e sigurisë.

Konferenca do të mbahet me fillim nga ora 09:30 në në Shtëpinë e Evropës, në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat