Sulmoi policin, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Zafir Berishës

Aktuale

Sulmoi policin, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Zafir Berishës

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 12:03
Zafir Berisha

Prokuroria e Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj ish-zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Zafir Berisha për sul ndaj një polici.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, Berisha kishte sulmuar pjesëtarin e Policisë së Kosovës për shkak të shqiptimit të një tikete.

“Sipas aktakuzës, me datë 08.06.2022, rreth orës 14:40, në rrugën “Suzi Qelebi”, në Prizren, i pandehuri Z.B., me dashje e sulmon personin zyrtar në lidhje me detyrën zyrtare – zyrtarin policor, përkatësisht të dëmtuarin Q.D., për shkak të shqiptimit të tiketës për kundërvajtje, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari së bashku me dy zyrtar tjerë policor Sh.D., dhe Xh.H., ishin në detyrë zyrtare duke patrulluar në rrugën e lartpërmendur, kanë hasur disa vetura të parkuara në mënyrë të parregullt, ndër to edhe vetura e markës “Volvo“, pronë e të pandehurit, ku i dëmtuari në xhamin e veturës i ka vendosur “njoftim për paraqitje obligative në stacion policor dhe vendimin për kundërvajtje”. I pandehuri Z.B., me të vërejtur zyrtarin policor afër veturës së tij, i afrohet dhe të njëjtit i drejtohet me fjalë të rënda ofenduese, dhe më pas i pandehuri me veprimet e tij i kanoset seriozisht se do ta sulmojë personin zyrtar – të dëmtuarin Q.D”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë theksohet se i pandehuri më pas, njoftimin për kundërvajtje e gris dhe copëzat e saj ia hedh në fytyrë të dëmtuarit dhe i vërsulet të njëjtit për t’a sulmuar, i dëmtuari duke e vërejtur rrezikun se do të sulmohej nga i pandehuri, e përdorë pajisjen zyrtare “Sprej OC“, duke hedhur të njëjtin në drejtim të të pandehurit, më pas i pandehuri largohet nga i dëmtuari.

“Me këto veprime, i pandehuri Z.B., ka përmbushur elementet e veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Berisha ish-deputet i Nismës për Kosovën për rastin e ndodhur më 8 qershor të këtij viti kishte mohuar se ka sulmuar zyrtarin policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat