Çka tha ambasadori francez për liberalizimin e vizave? – Tregon Haki Abazi

Aktuale

Çka tha ambasadori francez për liberalizimin e vizave? – Tregon Haki Abazi

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 12:26
Haki Abazi

Haki Abazi është deklaruar pas takimit që sot Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovë ka pasur me ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Ai ka thënë se ambasadori ka konfirmuar qëndrimin e presidentit Macron rreth procesit të liberalizimit të vizave.

“Diskutimet tona ishin lidhur me marrëdhëniet bilaterale dhe avancimin e këtyre marrëdhënieve. Natyrisht që morëm informacione të detajshme nga ambasadori për qëndrimin e Francës për avancimin e këtyre marrëdhënieve bilaterale”, tha ai.

“Ne çfarë mund të themi është që ambasadori ka konfimruar pozicioni e presidentit Macron të shprehur në qershor dhe Trekëndëshit të Vajmarit për të qenurit në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën. Natyrisht me një prapashtesë sepse ka disa shqetësime që duhet të adresohen”, shtoi ai.

Abazi ka thënë se deri në fund të vitit pritet të merren përgjigje pozitive rreth procesit të liberalizimit të vizave.

“Është një klub i shteteve të Bashkimit Evropian që po bënë negociata për të gjitha aspektet, përfshirë edhe ETIAS, i cili si sistem jo domosdoshmërisht e prek vetëm Kosovën, por e prek edhe Kosovën”, theksoi Abazi.

“Ajo që është thënë sot është që ky proces do të vazhdojë dhe deri në fund të vitit do të marrim përgjigje pozitive sa i përket dinamizmit të procesit të liberalizimit të vizave”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat