Nrecaj: Deputetët që nuk e votojnë Kodin Civil nuk e meritojnë të jenë pjesë e Kuvendit

Aktuale

Nrecaj: Deputetët që nuk e votojnë Kodin Civil nuk e meritojnë të jenë pjesë e Kuvendit

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 19:56
Avokati Anton Nrecaj

Avokati Anton Nrecaj, ka deklaruar se deputetët të cilët në seancën e nesërme parlamentare nuk e votojnë projektligjin për Kodin Civil, që lejon martesën mes gjinive të njëjta, nuk e meritojnë të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Sipas Nrecajt, pavarësisht që si shoqëri nuk mund ta pranojmë martesën mes gjinive të njëjta si institucion, ai theksoi se deputetët duhet ta votojnë këtë Kod Civil.

Sipas tij, ata janë betuar se do t’i respektojnë liritë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve pa dallim.

“Deputetët të cilët janë të zgjedhur me votën e popullit janë betuar që do të respektojnë vullnetin dhe liritë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim, pa asnjë lloj diskriminimi dhe në këtë rast momentin që këta deputetë refuzojnë ta votojnë këtë Kodin Civil mu për shkak të këtij neni, atëherë unë konsideroj që vërtetë ata deputetë nuk e meritojnë të jenë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat