​Gjatë vizitës së von der Leyen do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë

Aktuale

​Gjatë vizitës së von der Leyen do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 20:02
Ursula von der Leyen

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të vizitës njëditore të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Kosovë, nesër në disa segmente rrugore do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve.

Në njoftimin për media thuhet se policia gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

Policia kërkon mirëkuptim të plotë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik, për këto ndërprerje të shkurtër të trafikut, e cila bëhet për shkaqe operacionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat