Limaj për qeverinë: Asnjë baski nuk e ka ngulë

Aktuale

Limaj për qeverinë: Asnjë baski nuk e ka ngulë

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 21:45
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, thotë se Qeveria e Kosovës për një vit e gjysmë e ka ndërtuar vetëm një shkollë e një çerdhe në Ponoshec të Gjakovës.

Limaj në emisionin ‘Pressing’ u përplas me profesorin Sadri Ramabaja, ku ky i fundit i thotë se po sheh shumë errët.

“Një vit e gjysmë, a ka ma marre me u cu kryeministri me i hyp kerrit e me shku në Panashec, naftën nuk ia ka pagu, e pash një ditë që pas 1 viti e gjysmë e qiti gurthemelin e një shkolle e një çerdhe, merre me mend. Këtë ka mujt me bo edhe drejtori edhe kryetari i komunës”.

Pjesë nga diskutimi i tyre:

Limja: O Sadri, asnjë baksi nuk e ka ngul në to.

Ramabaja: Pse sheh kaq errët?

Limaj: A je more me shifra, 700 milionë euro asnjë cent nuk është shpenzu, spo flas kaq errët, këqyri shifrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat